
TIRANE- Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit per Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH), ndërsa kreu socialist Edi Rama reagoi duke thënë se ky akt konfirmoi se ne jemi me njerëzit e zakonshëm e ata me klientët e tyre.
Rama reagoi në Twitter, ku shkruante, “Rrezimi i planit tone per uljen e takses se ushqimeve sot ne Kuvend konfirmon qe ne jemi per njerezit e zakonshem ata per klientet e tyre.”
Propozimi i PS-së synonte heqjen ose uljen e TVSH-së për disa produkte ushqimore dhe energjinë. Propozimi u rrëzua vetëm me votat e maxhorancës.











