Rrëmbyen 26 vjeçarin, arrestohen dy vëllezër

Jan 4, 2012 | 13:36
Foto ilustruese

DELVINEDy vellezer jane arrestuar nga policia me akuzen e rrembimit te nje personi.  Policia mundi qe brenda pak orësh të gjente te strehuar në një stallë personin e rrëmbyer. Ai është 26 vjeçari B.Banushi, banor i qytetit të Delvinës. Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se autorët e rrëmbimit të 26 vjeçarit B.Banushi janë vëllezërit Naço, edhe këta banorë të Delvinës.

Menjëherë policia ka bërë ndalimin e Perikli dhe Nektaris Naço, respektivisht 39 dhe 29 vjeç. Burime policore të Delvinës sqarojnë se vëllezërit Naço e kanë rrëmbyer 26 vjeçarin B.Banushi për motive të dobëta duke ushtruar ndaj tij dhunë fizike.

Ndalimi i vëllezërve, Perikli e Nektaris Naço u krye për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në kushtet e bashkëpunimit. Burime policore të Delvinës thanë se po punohet mbi sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rrëmbimi, ndërsa 26 vjeçari B.Banushi është pajisur me raport mjekësor në spitalin e Sarandës.                       Shpresa Dine

© Panorama.al

Te lidhura