
KORÇË- Dy persona janë vënë në ndjekje penale të akuzuar për rrëmbimin e një vajzë 11 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe policia ka nisur veprimet pas denoncimit të prindërve të vajzës.
Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se në ndjekje penale janë vënë shtetasit Dritan dhe Entela Ajredini. Ata dyshohet se do ta rrëmbenin 11 vjeçaren me iniciale E.T për ta martuar me nipin e tyre 15 vjeçar me inicialet G.A.
Nuk ka ende detaje rreth ngjarjes dhe përse të akuzuarit e kishin një synim të tillë. Policia ka nisur hetimet dhe pritet që pas tyre të hidhet dritë rreth ngjarjes.











