ROMË- Ka rrahur barbarisht të dashurën, 4 muajshe shtatzënë dhe më pas ka tentuar ta hedhë nga kati i tretë i hotelit ku kishin bujtur per naten e Krishtlindjeve. Ngjarja, që ka ndodhur pas mesnate mes një çifti shqiptarësh është publikuar në mediat italiane.
Sipas mediave fqinje, referuar policisë, ngjarja ka ndodhur në Romë, vetëm pak metra larg stacionit në Termini.
Burri, një shqiptar 36 vjecar u arrestua fill pas ngjarjes, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërkohë që e dashura e tij, po shqiptare, 33 vjecare është shtruar me urgjencë në spital me traumë dhe shenja të dukshme të dhunës fizike.
Sipas mjekëve, ajo ka marrë plagë në kokë dhe në krahë. “Është në trajtim intensiv, por jashtë rrezikut për jetën”- raportojnë mediat, duke iu referuar mjekëve të spitalit ku po mjekohet shqiptarja.
© Panorama.al











