Rregullorja,Berisha:Ballafaqim me standardet e PE

Sep 26, 2011 | 15:05

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se po bëhet progres në bashkëpunimin për kryerjen e reformës zgjedhore, duke theksuar se maxhoranca ka qene dhe mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe faktorët e rëndësishëm të Shqipërisë për të adresuar gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Sa për propozimin e opozitës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Berisha ka garantuar se ajo është hartuar në përputhje me standardet më të larta demokratike.

Por, pavarësisht kësaj, forca që drejton mbetet e hapur për ballafaqim me rregulloret e vendeve dhe institucioneve më demokratike.

“Garantoj cdo shqiptar që ndonëse rregullorja e këtij paralamenti është me standardet më të larta demokratike, jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen me rregulloren e PE dhe standardet më të larta të botës që ekzistojnë. Shpresoj që nga këto standarde të udhëhiqet dhe opozita në parlamentin e vendit”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura