“Rregulla për disa, kaos për të tjerët” – Linjat e transportit interurban në Vlorë në protestë kundër konkurrencës së paligjshme: Shkelje me targë të verdhë, vjedhje me leje

Dec 22, 2025 | 12:39

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore si reagim ndaj konkurrencës së hapur dhe të paligjshme.

Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën edhe qytete të tjera kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të paligjshën, zbatimin e ligjit dhe kontrolle reale në terren si edhe mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe të shërbimit publik të trasportit.

Po ashtu, kërkojnë dhe ndërtimin e terminalit, pasi sipas tyre, Vlora mbetet i vetmi qytet që ende se ka një të tillë.

 “8+1 nuk është linjë, kaos i ligjshëm?”, “Për furgonat 8 plus 1 që punojnë linjë dhe parkohen në Tiranë. Linjë pa terminal, parkim në qytet. Rregulla për disa, kaos për të tjerët.”

“Furgonat në linjë, shteti në gjumë. 21 dhjetori nuk është terminal. 8 plus 1 nuk është autobus. Vetëm Vlora lejohet, pse?”

“Stop piraterisë në transport”, “Shkelje me targë të verdhë baraz me vjedhje me leje.”, janë disa nga pankartat që mbajnë protestuesit.

proteste6 proteste5 proteste4 proteste 3 proteste2 proteste1

© Panorama.al

Te lidhura