Rrahën fëmijët e komisionerit të PD, arrestohen

May 8, 2011 | 18:05

TIRANE- Policia e Tiranes ka ndaluar dy persona te akuzuar per dhunimin e dy femijeve te komisionerit te PD-se, ne qendren 1849.

Sipas te dhenave zyrtare te plicise mesohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në oborrin e kopshtit Nr.45, në të cilën është vendosur qëndra e Votimit Nr.1849, kur janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas të cilët ishin afruar për të votuar.

“Shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën  e Komisionerit të Subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë”-thone burimet e policise.

Ne vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë,  te cilet bene identifikimin e me pas ndalimin e autoreve, Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura