Ronalidnjo, titullar pas një viti te Brazili

Sep 5, 2011 | 11:09

Një Brazil me shumë ndryshime në formacion do të përballet në miqësoren e sotme ndaj ekipit të Ganës. Me Seleçaon rikthehet sërish Ronaldinjo, që ka bindur me paraqitjet rezultative me ekipin e Flamengos në kampionatin brazilian. Nga ana tjetër, Gana do të përpiqet të ruajë serinë pozitive të paraqitjeve. Në 9 takime, “yjet e zinj” kanë pësuar vetëm një humbje. Brazili në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në ishullin britanik ka arritur të fitojë ndaj çdo kundërshtari. Nga ana tjetër, Gana nuk ka pësuar asnjë humbje në eliminatoret e Kupës së Afrikës. Por, ata nuk kanë arritur që të mundin asnjëherë Brazilin në takimet ndërkombëtare të luajtura. Tekniku i Seleçaos, Mano Menezez, ka rikthyer në formacion Ronaldinjon. Pas një paraqitjeje mjaft të mirë me Flamengon në kampionatin brazilian, mesfushori ka rifituar besimin për të qenë titullar.

© Panorama.al

Te lidhura