Ronaldo në krizë, Milan do të përfitojë

Dec 15, 2011 | 12:21

Kristiano Ronaldo po kalon një moment të vështirë psikologjik dhe fajin për këtë e ka vetëm Barcelona. Ylli portugez është shigjetuar dhe akuzuar nga tifozëria e tij pas sfidës së humbur në “Santiago Bernabeu”, ndaj e gjithë kjo situatë po rëndon shumë. Momenti është nga më të rëndët, aq sa dje e përditshmja katalanase, “Sport”, ka lëshuar bombën: “Kristiano Ronaldo do largohet në fund të sezonit nga Madridi”. Pa dyshim që për momentin kjo gjë duket absurde, por sipas analistëve Milani është gati që të përfitojë nga ky moment i keq, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e Berluskonit me futbollistin dhe klubin madrilen.

© Panorama.al

Te lidhura