Ronaldinjo nuk ka hequr dorë nga veset e tij, prandaj trajneri i Flamengos, Vanderlei Luksemburgo, ka spiunuar me videokamerë yllin brazilian në dhomën e tij të hotelit, pasi dyshonte se Dinjo ndodhej me një vajzë. Ish-trajneri i Seleçao-s i ka shpallur luftë kapitenit, teksa mediat braziliane thonë se ka qenë pikërisht Luksemburgo ai që i ka kërkuar presidentit të Flamengos largimin e 31-vjeçarit.











