Romni: Edhe unë do ta vrisja bin Ladenin

May 1, 2012 | 9:27

Kandidati republikan që po garon për të marrë nominimin për president Mit Romni, tha se edhe ai do të kishte urdhëruar një sulm ushtarak në kompleksin e Osama bin Ladenit, duke hedhur poshtë ato që ishin deklaruar nga pjesëtarët e fushatës së presidentit Barak Obama.

Në kuadër të fushatës në Nju Hempshajër, Romni tha “natyrisht, natyrisht”, kur u pyet nga gazetarët nëse ai do të kishte bërë thirrjen e njëjtë të guximshme siç e kishte bërë Obama për të hequr udhëheqësin e Al-Kaidës.

Më herët, këshilltari i fushatës së Romnit, Robert Gibs i tha NBC-së se Romni “nuk do të bënte një gjë të tillë” dhe mendonte se vendimi i Obamës ” ishte qesharak”.

Obama, i cili të martën shënon përvjetorin e parë të sulmit të forcave të SHBA-së në kompleksin e bin Ladenit në Pakistan, ka akuzuar Romnin për qëndrim labil.

Fushata e tij ka prodhuar një reklamë politike që pyet “Cilën rrugë do ta mirrte Mit Romni?”

© Panorama.al

Te lidhura