
E shau nga gruaja, roja ekzekutoi shefin me armën e shërbimit dhe më pas u vetëvra. Kjo është masakra që ka tronditur dje në mëngjes, rreth orës 08:00, qytezën e vogël të Poliçanit, në qarkun e Beratit. Vladimir Guri, 53 vjeç, shef i Mbrojtjes Kundër Zjarrit, është qëlluar për vdekje me kallashnikov nga Shpëtim Dervishi, 47 vjeç, roje i Sigurisë së Objektit, në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike të Poliçanit.
Më pas, Dervishi, në kushte të rënda psikologjike, ka vrarë edhe veten. Masakra do të vazhdonte edhe më. Vëllai më i vogël i Vladimir Gurit, Kushtrimi, ka dashur të marrë hak për vëllain që në atë moment. Ai, me një sëpatë, e ka qëlluar disa herë kufomën, duke tentuar t’i presë kokën, por pa mundur dot t’ia ndajë atë nga trupi. Prokuroria Ushtarake ka marrë në dorë hetimet, kjo për shkak se Uzina Mekanike e Poliçanit është nën varësi të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes. Shumë forca janë përfshirë në këtë hetim.
Por, nga ana tjetër, me çështjen po merret edhe një grup nga Tirana, i mbërritur në vendngjarje. Ajo çfarë ka ngatërruar keq uniformat blu të Policisë lokale ka qenë fakti që trupi i Shpëtim Dervishit ishte me kokën gjysmë të prerë. Pyetja ngrihej vetvetiu krejt çuditshëm: Si ka mundësi që një person “me kokë të prerë” të kryejë një vrasje? Kjo pyetje është ngritur para se të mësohej se kishte qenë vëllai i Vladimirit, i cili me t’u lajmëruar për vrasjen e vëllait, ka marrë një sëpatë, ka dhunuar kufomën, duke u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.
Kështu, Policia lokale e Beratit dhe ajo e Skraparit kanë kërkuar ndihmë më të specializuar nga Tirana, ndihmë e cila i ka mbërritur shumë shpejt dhe ka dhënë rezultat duke e zbardhur ngjarjen. Guri dhe Dervishi kanë E shau nga gruaja, roja ekzekutoi shefin me armën e shërbimit dhe më pas u vetëvra. mbetur të vdekur në vend dhe të dy do të varrosen sot. Dervishi pritet të varroset rreth orës 10:00 dhe një orë më vonë do të varroset Vladimiri. Ndërsa Kushtrimi, vëllai i Vladimirit, është shpallur në kërkim nga Policia, fillimisht nën akuzën e dhunimit të kufomës.
(Artikullin e plote per ngjarjen, dyshimet, deshmite nga vendi i ngjarjes dhe masakrimin e kufomes i lexoni sot ne gazeta ‘Panorama’, versioni print)
© Panorama.al











