Robi Van Persi: Venger spiunon si në “Big Brother”

May 20, 2011 | 10:39

Arsenali mund ta ketë humbur garën për titull këtë sezon, por nuk ndodh që Arsen Venger të mos ketë më nën kontroll futbollistët e tij. Trajneri i “topçinjve” i është kthyer botës së sofistikuar të teknologjisë satelitore për të mësuar lëvizjet e yjeve të tij. Sulmuesi, Robin Van Persi thotë se si pajisjet teknologjike në qendrën stërvitore të skuadrës kanë treguar të vërtetën në jo pak raste të futbollistëve, që kanë dashur të justifikojnë mungesat. “Pothuajse të gjitha klubet e Premier tani kanë instaluar një sistem GPS, për të monitoruar sesa vrapojnë lojtarët në fushë”.

© Panorama.al

Te lidhura