Mbyllen votimet, KQZ: Pjesëmarrja, 50.9%

May 8, 2011 | 14:14

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se pjesemarrja ne rang vendi e votuesve ne keto zgjedhje eshte 50.9%.

Ne mbyllje te procesit te votimit, ne orarin zyrtar, pra deri ne oren 19.00 KQZ ka publikuar pjesemarrjen ne perqindje sipas bashkive ne gjithe vendin.

Korce 44.7

Erseke 51.7%

Bilisht 60.6%

Kukes 65.6%

Krume 77%

B. Curri 58.3%

Lezhë 39.3

Rrëshen 51.5%

Lac 44%

Shkodër 38%

Pukë 77.1%

Koplik 60%

Tiranë 47.3%

Kamzë 28.6%

Kavajë 38.8%

Vlorë 42.2%

Sarandë 38.4%

Delvinë 48.6%

Ristani: Qendrat, hapur per njerezit ne radhe

 

“Nëse ka njerëz në radhë para qendrave të votimit komisionerët të rrinë në krye të detyrës për t’u mundësuar qytetarëve të drejtën e votës”.

Në orarin zyrtar të deklaruar për mbylljen e qendrave të votimit, kreu i KQZ-së ka njoftuar shtyrje për gjithë qendrat në të cilat ka ende votues në pritje.

“Te evidentojnë njerëzit që janë në radhë dhe t’i lejojnë të votojnë të gjithë ata që presin. Kam informacione se shumë qendra janë plot me njerëz që presin për të votuar. Komisionerët t’i lënë për të votuar. Të gjithë ata që vihen në dijeni të presin të qetë para qendrave. Nëse do të ketë kundravajtje ndaj kësaj vendimi,komisionerët  ata do të përballen me forcën e ligjit. Më mirkuptoni, është shumë e rëndësishme që shtetasve tu krijohet mundësia për votime”- ka thënë ai.

KQZ, Ristani: Pjesëmarrja s’do kalojë mbi 50%. Rezultatet e para, rreth mëngjesit

Trend në rritje të pjesëmarrjes në votime, por që gjithsesi nuk pritet ta kalojë 50%.

Kështu është shprehur kreu i KQZ-së, Arben Ristani, duke deklaruar se KQZ do të vendoset për shtyrje të afatit të mbylljes së qendrave, nëse do të ketë radhë votuesish.

“Ka përcaktime të posacme për këtë, nëse do të ketë radhë, qendrat do të vazhdojnë të jenë të hapura deri sa të votojë edhe i fundit në pritje”- tha Ristani.

Ai ka bërë me dije se për rezultatet do të ketë dicka në orët e para të mëngjesit, por në drekë do të jetë dicka me e qartë rreth situatës mes garuesve në këto zgjedhje.

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 16:00, 35%

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00 në rang vendi kanë votuar 35.04% e qytetarëve me të drejtë vote.

KQZ njoftoi se pjesmarrjen më të madhe deri në orën 16:00 e ka patur qarku i Elbasanit me pak më shumë se 40%.

Në qarqe të tjera pjesamarrja ka qenë;

Kukës, 56%

Fier: 31.5%

Korçë: 38.5%

Shkodër: 33.6%

Gjorokastër: 36%

Lezhë: 41%

Dibër: 41%

Durrës: 25.8%

Berat: 33.8%

Vlorë: 23.7%

Tiranë: 34.6%

Nderkohe me heret kreu i KQZ-se, Arben Ristani duke folur per mbarevajtjen e procesit deri ne mesdite, tha se gjithcka po shkon ne menyre te qete, ka nisur mire dhe me probleme fare te vogla.

Ne nje konference per mediat mbajtur ne oren 14.00 ai ka bere me dije se pjesemarrja totale ne votime deri ne mesdite ne rang vendi eshte 22%.

“Ne gjithe vendin jane regjistruar 8 qendra votimi te pahapura, qe gjithsesi jane shume me pak se ato te regjistruara ne zgjedhjet e meparshme”- tha Ristani.

Sipas tij, ne rang rrethi Tirana numeron nje pjesemarrje prej 17%, nderkohe qe si bashki pjesemarrja eshte 20%. Sipas te dhenave zyrtare te KQZ-se ne rang rrethi eshte kjo perqindja e pjesemarrjes ne votime: Berati, 23%; Durresi 15%, Elbasani 25%, Fieri 13%; Gjirokastra 25%; Kukesi 23%; Shkodra 23%; Vlora 16% dhe Dibra 23%.

Nderkohe qe si bashki, pjesemarrja me e larte eshte shenuar ne Corovode me 32%, Burrel 31%, Peqin 30%.

Ristani i eshte pergjigjur edhe pyetjes per problemin e denoncuar me bojen matrikuluese, per te cilen garantoi se ajo eshte e testuar dhe ka rezultuar ne te gjitha provat e bera se eshte e cilesishme. “Ajo eshte prodhuar nga kompania gjermane dhe eshte testuar ne prani te perfaqesuesve te partive politike dhe ka rezultuar me sukses. Une kam votuar ne mengjes dhe shenjen e kam ende”- tha Ristani, duke pranuar se ka njoftime edhe per te kunderten. Pavaresisht kesaj, ai ka deklaruar se boja nuk mund te nderrohet.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura