Rishfaqet bakteri Esheria Koli. Dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e prekjes nga virusi Esheria Koli, ndërsa tre të tjerë janë shtruar në spital pasi mendohet se janë infektuar nga virusi.
Njëri prej fëmijëve vdiq vetëm pesë ditë pasi ishte diagnostikuar në spitalin “Singleton” në Swansea, Uellsin Jugor.
Fëmija tjetër vdiq jashtë ambienteve të spitalit, në shtëpi, por autoritetet mendojnë se dy rastet kanë lidhje me njëri- tjetrin.
Bakteri Esheria Koli shkaktoi disa viktima dhe një alarm botëror, sidomos për prodhimet bujqësore, në fillim të vitit 2011.
© Panorama.al











