Rio, shemben tri ndërtesa historike, 5 të vdekur

Jan 27, 2012 | 12:47

Punëtorët e shpëtimit në Brazil po gërmojnë ende nën rrënojat e  tri ndërtesave të shembura papritur dje në mëngjes në kryeqytetin Rio de Zhaneiro, në qendrën historike të tij. Sipas bashkiakut Eduardo Paes, janë gjetur trupat e pesë personave të vdekur, pesë të tjerë janë plagosur dhe nëntëmbëdhjetë rezultojnë të humbur. Ndërtesat ishin pjesërisht të boshatisura kur u shembën dhe rënia e tyre ka shkaktuar re të mëdha tymi në kryeqytet. Mbetet e paqartë arsyeja e rrëzimit të ndërtesave, njëra 20-katëshe, njëra 10 dhe tjetra katërkatëshe. Zyrtarët thanë se po hetojnë për mundësinë e rrjedhjes së gazit dhe ndonjë shpërthimi që ka shkaktuar rrëzimin e strukturave.

© Panorama.al

Te lidhura