Rikthehet Zizoviç, Tirana ndryshon “look”

Mar 11, 2011 | 13:49

Tirana pritet të ndryshojë pamje këtë fundjavë. Rikuperimi i boshnjakut Mlladen Zizoviç pas dy muajsh dëmtim, mund të sjellë lëvizje në formacionin bardheblu. Në ndeshjet e fundit ishim mësuar që të shihnim të njëjtët lojtarë në fushën e lojës, ndërkohë, nesër ndaj Kastriotit, ekipi i Mishos do të ketë një “look” të ri, më shumë në rreshtim, sesa në përbërje. Ndaj krutanëve në transfertë, trajneri Krstiçeviç do ta ketë grupin thuajse të plotë, përveç Elvis Sinës, i cili është i pezulluar. Mirëpo, ai i gëzohet rikthimit të Dushkut, i cili e përfundoi penalizmin e një jave më parë. Përgatitjet e skuadrës për këtë përballje të vështirë kanë vijuar intensivisht edhe gjatë ditës së djeshme. Në këtë seancë, tekniku kroat i ka ndarë detyrat për çdo lojtar, duke u përcaktuar secilit lojtar edhe pozicionin që do të mbajë në fushë.

© Panorama.al

Te lidhura