Rikthehet lufta në Libi, gati sulmi për Bani Ualidin

Jan 27, 2012 | 12:46

Garda Nacionale e Libisë po përgatitet për një betejë të madhe në shkretëtirën e ngrirë drejt qytetit Bani Ualid. Në tetor, shumë prej këtyre luftëtarëve luftuan në këtë qytet pranë shkretëtirës, një nga pikat e fundit ku rezistuan besnikët e Muamar Gedafit. Ata janë kthyer sërish në këtë qytet, pasi luftimet gjatë kësaj jave vranë katër ushtarë dhe detyruan mbylljen e një garnizoni qeveritar. Dhjetëra oficerë besnikë të Gedafit, të arrestuar për krime lufte, u arratisën nga ky garnizon gjatë sulmit ku u vranë katër ushtarët. Qyteti “zotërohet” nga fisi i fuqishëm “Uarfalla” dhe është bërë i pakalueshëm për njësitë qeveritare, të cilat tashmë janë gati të nisin ofensivën e re. Lufta evitohet nëse banorët i lejojnë ata të futen në qytete dhe dorëzojnë të dyshuarit për krime lufte. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë. Ndërkohë Kryqi i Kuq ka akuzuar qeverinë e re se po torturon ata që i konsideron besnikët e Gedafit.

© Panorama.al

Te lidhura