Rikardo Kaka, te Çelsi? E “pohon” nëna e tij

May 11, 2011 | 9:48

“Miqtë e mi të dashur, prej vitit të ardhshëm do të predikojmë fjalën e perëndisë në Londër”. Janë fjalët e Simeone Leites, nënës së Kakasë, të cilat sipas shtypit spanjoll, më saktë madrilenes “AS”, hedhin dritë mbi të ardhmen e fantazistit brazilian të Real Madridit. Mbrëmjen mes të dielës dhe së hënës, përmes adresës së saj në rrjetin social “Tëitter”, mamaja e ish-futbollistit të Milanit shkruante: “Do të jemi në Londër duke nisur që nga gushti i vitit të ardhshëm”. “As” shkruan se familja e Kakasë është shumë e bashkuar dhe e ka ndjekur nga pas mesfushorin në çdo hap të karrierës së tij jashtë vendlindjes, Brazilit. Por, zonja Leite, nuk u është përgjigjur pyetjeve të shumta bërë nga tifozët e Realit, të cilët kërkonin të dinin nëse edhe Kaka do të transferohej drejt Anglisë, apo ky ishte vetëm një vendim i familjes së tij. Tashmë prej vitesh flitet për një interesim të Çelsit për lojtarin e kombëtares së “Seleçao”-s. Klubi i Roman Abramoviçit e ndjek karrierën e asit brazilian me interes që në kohën kur ai luante me kuqezinjtë e Milanit në Serinë A.

© Panorama.al

Te lidhura