Revolucion në Arabinë Saudite: Gratë mund të votojnë

Sep 26, 2011 | 11:25

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, edhe gratë mund të lejohen të marrin pjesë në votim. E konsideruar si bastioni më i madh në botë anti-feminist, Arabia Saudite shënoi kështu revolucionin e saj të parë të madh drejt barazisë gjinore. Vendimi historik erdhi pasi Mbreti Abdullah, ligjvënësi saudit, doli në përfundimin se një studim i historisë myslimane kishte treguar se gratë ishin të afta të mendonin me racionalitet dhe të merrnin vendime. “Gratë myslimane në historinë tonë islamike kanë treguar se shprehin opinione korrekte dhe mund të japin këshilla”, u tha mbreti këshilltarëve të tij. Grave në Arabinë Saudite u mohohen të drejtat më minimale që gëzojnë femrat në pjesën tjetër të botës; atyre nuk u lejohet t’i japin makinës apo të lënë vendin e tyre pa lejen e një gardiani mashkull. Mbreti Abdullah kishte premtuar ndryshime për popullin e tij, ndërsa në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme po zbatohej Pranvera Arabe për ndryshimin e pushtetit. Me këtë vendim ai tregoi se, edhe pse nuk pati protesta të dhunshme si në pjesën tjetër të vendeve të Lindjes, Arabia Saudite nuk ka mundur të jetë imune ndaj ndryshimeve më demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura