Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari deklaroi se kryeministri Edi Rama do ta lëshojë Belinda Ballukun, ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren nën akuzë nga SPAK.
Ai tha se Rama do ta përdorë si një as nën mëngë për situatën me të cilën përballet, ndërsa mijëra qytetarë janë ngritur prej kohësh kundër tij. Sipas tij, Rama mund të shtyjë pak largimin vetëm nëse dorëzon Ballukun.
“Rama momentalisht mendon vetëm burgun, nuk mund të jetë burrë shteti me 1000 halle. I vetmi as nën mëngë që mund të shpëtojë për pak ditë është të lëshojë Belinda Ballukun.
Do të ndizet më shumë akoma zjarri duke i thënë se kemi punë me ty. Është në situatë kaotike që vetë flet dhe vetë dëgjon.”, tha ai.
© Panorama.al












