Igli Tare nuk ka dyshime për zgjedhjen e Napolit: Flas çdo 2-3 ditë me Alegrin, Milani duhet të…

Jun 20, 2026 | 15:01

Igli Tare ka folur për herë të parë për mediat italiane, pas shkarkimit nga Milani. Më saktë ishte “SportMediaset”, që siguroi një intervistë. Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve u ndal te Alegri duke e quajtur zgjedhjen e duhur të Napolit. Më pas foli për Milanin, Leaon, por edhe përfaqësuesen e Italisë.

Screenshot 2026-06-20 135114

“Jam mjaft mirë. Tani dua të kaloj pak kohë me familjen, gjë që të ndihmon të rimarrësh veten.

Alegri? Ai është një trajner i nivelit më të lartë. Zgjedhja e Napolit ishte e mençur dhe në përputhje me ambiciet që klubi ka dhe duhet të vazhdojë të ketë për sezonin e ardhshëm. Këto janë situata që bëjnë pjesë në lojën dhe profesionin tonë. Edhe vitin e kaluar Alegri ishte një nga kandidatët e mundshëm për Napolin, ndaj ata e kanë mbajtur gjallë marrëdhënien me të. Unë dhe Maks flasim shpesh. Çdo dy ose tre ditë telefonojmë njëri-tjetrin. Kemi bërë edhe ndonjë gabim, por Alegri është një trajner që ka bërë shumë mirë në historinë e futbollit italian dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Shpresoj që Milani të gjejë ekuilibër dhe një projekt serioz për të ardhmen. Leao? Nuk e di nëse është mirë apo keq që ai dëshiron përvoja të reja, por kur një lojtar ka këtë dëshirë, do të thotë se marrëdhënia ka arritur në fund dhe se një cikël është mbyllur. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Ai duhet vetëm të gjejë vazhdimësi gjatë ndeshjeve, sepse është një lojtar që mund t’i vendosë ato i vetëm. Këtë sezon kjo nuk ndodhi, edhe për shkak të problemeve fizike që pati.

Italia mund të riniset pa dyshim nga përvoja e Mançinit, trajnerit të fundit të kombëtares që ka fituar një trofe dhe që tani mund të vazhdojë punën e ndërprerë. Ky është momenti për të bërë zgjedhje të guximshme dhe për t’u besuar të rinjve. Ka lojtarë me perspektivë. Mjafton të shohësh rezultatet e ekipeve të moshave. Duhet guxim, duhet t’u japësh besim dhe të dish të presësh për ta”, u shpreh Tare.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura