VIDEO/ Sot protesta më e madhe kundër Ramës, autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

Jun 20, 2026 | 14:28

Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës.

autokolona

Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.

Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike.

© Panorama.al

Te lidhura