Revista OK!: Angelina Jolie pret fëmijën e shtatë

Jan 19, 2012 | 18:14

Angelina Jolie do të sjellë në jetë gjatë këtij viti fëmijën e 7-të me partnerin e saj, aktorin Brad Pitt.

Sipas revistës, OK!, aktorja hollivudiane i ka thënë një mikeshës së saj të ngushtë se është sërish shtatzëne, ndërsa burimi ka shtuar se ajo është në muajin e tretë të shtatzanisë.

Vetëm pak kojë më parë, çifti kishte shprehur publikisht dëshirën për të patur një tjetër fëmijë së bashku.

Thuhet se gjerat po shkojnë aq mirë, pavarësisht disa problemeve shëndetësorë të Jolie, saqë ajo tashmë ka nisur përgatitjen e dhomës për beben.

Aktorja 35-vjeçare u shfaq në publik në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes gjatë së shtunës, por nuk u vu re shtatzania e saj.

© Panorama.al

Te lidhura