Një mbështetës i opozitës u dogj nga një koktej Molotov gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur sot në Tiranë, Shqipëri, më 22 dhjetor 2025, raporton agjencia Reuters.
Sipas Reuters, protestuesit hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Protesta shpërtheu pas vendimit të prokurorisë për të ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e dyshuar për korrupsion.
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar ndjeshëm javët e fundit, pas publikimit të akuzave ndaj zëvendëskryeministres, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë.
© Panorama.al












