Pas disa minutash ndërprerja ka rinisur takimi mes Ukraines dhe Frances.
Ndeshja e parë e ditës së sotme e vlefshme për Euro 2012, u nderpre per shkak te reshjeve te shiut.
Ndeshja, e vlefshme për grupin D që po luhej në stadiumin e Shakhtar Donetsk është ndërprerë për shkak të sasisë së reshjeve të shiut, që e kanë bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.
Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen vetëm pas tre minutash lojë, pasi kushtet atmosferike e kanë bërë të pamundur zhvillimin e një loje normale.

Shumë prej tifozëve të cilët kishin blerë një biletë për të ndjekur sfidën janë larguar më herët nga stadiumi për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ndersa shume te tjere vazhdojne te qendrojne ne shkallet e stadiumit duke preferuar te lagen ne shi.
© Panorama.al











