
KUKES- Reshjet e para të dëborës kanë shkaktuar menjëherë probleme në rrugët e veriut të vendit.
Raportohet se nga reshjet e ditës së sotme, megjithëse të pakta, ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve në segmentin e autostradës nga Kukësi deri në hyrjen e tunelit të Kalimashit.
Sasia e dëborës së rënë gjatë ditës së sotme shkon deri në 10 cm. Akulli në disa pjesë të rrugës mbetet problem për drejtuesit e automjeteve.
Ndërkaq, masa e vetme e marrë deri në këto momente nga autoritetet është hedhja e skories në rrugë. Pvarësisht kësaj, qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor vazhdon normalisht.
© Panorama.al











