Reshje bore, bllokohen automjetet në Llogara

Dec 20, 2011 | 10:37
Foto Ilustruese

VLORË- Ulja e menjëhershme e temperaturave, shoqëruar gjatë natës me reshje bore ka sjellë problemet e para në Qafën e LLogarasë.

Shumë automjete janë bllokuar në të dy anët e rrugës në segmentin Vlorë-Sarandë, në pamundësi për të kaluar.

Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe borëpastruese për të lehtësuar qarkullimin.

Në orët e mëngjesit ka nisur puna për pastrimin e rrugës, ndërkohë që automjetet që janë të pajisur me zinxhirë e kanë të lehtë kalimin. Të tjerat, nuk janë lejuar nga policia të vijojnë rrugën, për shkak të vështirësisë së terrenit.

© Panorama.al

Te lidhura