REPUBLIKA E SHQIPËRISË ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

Sep 19, 2025 | 8:00

kolegji-gjykata

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
Drejtoria e Licencimit dhe Autorizimeve 

Njoftim për aplikim për licencim        

Në zbatim të nenit 40, pika 1 e ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa ”a”, të Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e Entit Rregullator të Energjisë, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.06.2016; si dhe nenit 10, pika 8 dhe 9 të Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.06.2016, njoftojmë se shoqëria “SPITALLA SOLAR” shpk ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet të instaluar 100 MW, me vendndodhje në Spitallë, Bashkia Durrës, Qarku Durrës.

Në mbledhjen e datës 18.09.2025, Bordi i ERE-s vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “SPITALLA SOLAR” shpk në këtë veprimtari.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim në lidhje me kërkesën për licencim, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë; ose në postën elektronike, në adresën [email protected].

Duke ju falënderuar,

KRYETARI
Petrit AHMETI

© Panorama.al

Te lidhura