Republika Demokratike e Kongos kërkon FIFA-s rimbursimin e biletave të Kupës së Botës pas shpërthimit të Ebolës!

May 26, 2026 | 17:13

Republika Demokratike e Kongos i ka kërkuar FIFA-s të rimbursojë koston e biletave të Kupës së Botës 2026 të blera nga tifozët të cilët tani nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me Ebolën.

kongo futboll

Leopardët po kthehen në skenën më të madhe të futbollit për herë të parë që nga viti 1974, por emergjenca e shëndetit publik e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 16 maj po kërcënon të ndalojë tifozët të udhëtojnë drejt SHBA-së.

Zyrtarët thonë se ka më shumë se 900 raste të dyshuara të Ebolës në Afrikën Qendrore dhe Lindore, dhe 223 vdekje të dyshuara, që kur u shpall shpërthimi.

Shumica dërrmuese e këtyre rasteve dhe vdekjeve kanë qenë në RD të Kongos, dhe ambasada amerikane në kryeqytetin Kinshasa ka pezulluar shërbimet e vizave, informon BBC.

Ndërsa OBSH-ja nuk ka këshilluar për vendosjen e kufizimeve të udhëtimit, SHBA-ja ka ndaluar hyrjen e jo-amerikanëve që kanë qenë në RD të Kongos, Ugandë ose Sudanin e Jugut në 21 ditët e mëparshme.

“Ne i kërkuam FIFA-s nëse është e mundur ta marrim në konsideratë këtë, sepse biletat janë pak të shtrenjta”, tha për BBC Sport Africa Veron Mosengo-Omba, president i federatës së futbollit të RD Kongos (Fecofa).

“Ata ndëshkohen sepse nuk mund të hyjnë [në SHBA] për të parë Kupën e Botës dhe për të mbështetur ekipin e tyre”. “Nuk duam që mbështetësit tanë që e duan futbollin, që e duan Kupën e Botës, të humbasin gjithçka”.

© Panorama.al

Te lidhura