Rekordi thyhet në Rumani, gjyshja më e re, 23 vjeçe

Mar 8, 2011 | 9:00

Nëna të reja, gjyshe edhe më të reja. Tashmë asgjë nuk është aq habi, por një gjyshe 23 vjeç gjithkujt mund t’i bëjë përshtypje. Është pikërisht 23 vjeç, gjyshja më e re në botë. Ajo jeton në fshatin Investi të Rumanisë, pjesë e komunitetit rom dhe ndjehet krenare për familjen e saj.

Rifca Staneska, sipas “The Sun” u dashurua dhe martua në moshën 11 vjeç me 13 vjeçarin Ionel Stanesku. Bashkë u larguan nga fshati, për të kryer martesën e fshehtë, pasi Rifca kishte frikë se do ta detyronte i ati të martohej me dikë tjetër. Një vit më vonë, ajo lindi vajzën Maria, ndërsa kur mbushi 13 vjeç lindi dhe djalin Nikolai.

Përpjekjet e saj për të bindur të bijën që të mos merrte rrugën e saj dështuan. Maria refuzoi të vazhdonte shkollën dhe në moshën 10 vjeç u martua, pas dy vitesh lindi djalin Ion, duke e bërë kështu Rifcën gjyshen më të re në botë.

© Panorama.al

Te lidhura