Regjistrimi i banesave,Berisha:Falja,edhe 2 muaj

Dec 19, 2011 | 13:27

TIRANË- Qeveria ka vendosur të shtyjë me dy muaj procesin e faljes për regjistrimin e banesave në tërësi. Lajmi është dhënë sot nga kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së.

Sipas tij, kjo gjë do të bëhet permes një akti normativ, si domosdoshmëri për shkak të dyndjes së madhe pranë zyrave të regjistrimit të pasurive.

“Ky proces i faljeve ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, por si e kemi ne që shumë presim deri afër fundit, këto ditë ka një dyndje të jashtëzakonshme në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe është i pamundur përballimi i vëllimit, ndaj vendosëm që t’ua sjellim aktin normativ për të shtyrë deri në fund të muajit shkurt këtë proces”- tha ai.

Sipas Berishës, deri sot, vetëm banesa janë rivlerësuar në një shumë prej rreth 700 milionë dollarë dhe kanë përfituar 14 mijë familje, ndërkohë që dyndja në zyra vazhdon.

“Gjykuam se janë edhe emigrantët që kthehen ndaj dhe ky akt është i domosdoshëm”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura