Reforma zgjedhore, KE përshëndet konsensusin

Dec 6, 2011 | 10:17

BRUKSEL- Këshilli Europian përshëndet bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore si dhe për ngritjen e një grupi pune për procedurat parlamentare.

Deklarata është bërë në mbledhjen e Komisionit Europian të zhvilluar mbrëmë në Bruksel, nga e cila është dërguar mesazh për vendin tonë, për vijimin e dialogut dhe tejkalimin e ngërcit të krijuar prej kohësh.

“Po ashtu edhe përfshirjen në axhendën e punës për miratim të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5 e votave çka ka bërë të mundur miratimin e tre ligjeve të para. Këto hapa pozitivë duhet ti shërbejnë tejkalimit të ngërçit që ka karakterizuar dhe dominuar skenën politike. Zgjedhjet lokale të Majit u vlerësuan në përgjithësi si konkurruese dhe transparente. Ende, procesi zgjedhor u karakterizua nga probleme të cilat duhet të adresohen mbi bazën ligjore në procesin e reformës zgjedhore. Në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit dhe 12 prioritetet që konsiderohen kyç për hapjen e negociatave të pranimit”, thuhet në raport.

© Panorama.al

Te lidhura