TIRANE- Aleanca Kuq e Zi theksoi sot ndryshimin e sistemit dhe te kodist zgjedhor dhe garantimin e votes se qytetareve per te shmangur manipulimet qe kane shoqeruar zgjedhjet ne vendin tone.
Gjate nje tryeze per reformen zgjedhore, me prani te eksperteve vendas e te huaj, AK leshoi akuza ne drejtim te dy partive te medha ne vend, PD dhe PS, te cilat sipas saj po mbajne peng sistemin zgjedhor ne Shqiperi.
Perfaqesues te AK kane deklaruar se politika ka dështuar për 21 vjet në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas AK, manipulimi zgjedhjeve është burimi i çdo krize. “Numërimi i votave të jetë elektronik dhe jo nga militantët. Besojmë te teknologjia, jo te militantët” –u theksua gjate tryezes.
© Panorama.al











