Reeker- Rama: E rëndësishme, pavarësia e institucioneve

Sep 6, 2012 | 19:07

Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker, është takuar sot edhe me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Duke theksuar se një demokraci funksionale bazohet tek pavarësia e institucioneve, Reeker ka njohur rezultatet pozitive të arritura nga Prokuroria shqiptare, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare, angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke synuar gjithnjë rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe mirëfunksionimin si institucion i pavarur.

Rama po ashtu e njohu zyrtarin amerikan me institucionet e drejtësisë në vend, mënyrën si funksionojnë dhe ndërlidhen ato me njëra tjetrën, si dhe sfidat me të cilat ndeshet sot drejtësia shqiptare.

Sipas njoftimit të Kryeprokurorisë, gjatë takimit u cekën dhe probleme të reformës në sistemin e drejtësisë, mirëfunksionimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve në fushën e drejtësisë dhe marrëdhëniet midis pushteteve në respekt të fuksionimit të shtetit ligjor.

© Panorama.al

Te lidhura