
TIRANE– Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ka kerkuar nga Shqiperia permbushjen e reformave dhe respektimin e institucioneve te pavarura.
“Uashingtoni do t’ju ndjekë nga afër. Shpresojmë të shohim përparim dhe reforma, respektim të institucioneve të pavarura. Javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë në të demonstruarit të reformave, pasi janë thelbësore reformat që duhet të ndërmerren dhe qëllimeve që shkojnë përtej politikës dhe pasqyrojnë interesin më të mirë të popullit shqiptar”- tha ai, gjate konferences per hstyp me kryeministrin Sali Berisha.
Nderkohe kreu i qeverise ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë.
“Mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohje për mbështetjen e madhe të SHBA është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira”- tha Berisha.
© Panorama.al











