Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Qeveria në panik

Dec 24, 2011 | 10:12

PRISHTINE- Njerëzit e “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit po përgatiten që nga mesi i janarit të sfidohen nga acari dhe të qëndrojnë ditë e natë jashtë për t’u vënë në mbrojtje të një vendimi të Kuvendit që e kishin sponsorizuar vetë, e implementimi i të cilit për ta nënkupton bllokimin e hyrjes së maunave me mallra nga Serbia në Kosovë.

Kurti, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka treguar të gjitha masat që do të ndërmarrë  subjekti që  përfaqëson për ta mbrojtur vendimin e Kuvendit për reciprocitet tregtar, ekonomik e politik me fqinjin verior. Ka treguar se do të bllokojnë pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, dhe ka dhënë arsyetimin se pse nuk do ta bëjë të njëjtën edhe në Bërnjak. Po kështu ka thënë se nuk llogarit në mëshirën e kryeministrit Hashim Thaçi gjatë bllokadës së pikëkalimeve, pasi ka shprehur bindjen që  “mëshira e tij (e Thaçit v.j.) është e rezervuar për strukturat e Serbisë në Kosovë”.

Tek i është referuar dialogut teknik Kosovë-Serbi, në pjesën e parë të intervistës lideri i “Vetëvendosjes” ka thënë se konkluzionet e deritashme janë të dëmshme për Kosovën. Në rast se ai do të marrë pushtetin, ka dhënë premtimin për të mos i zbatuar ato. Madje, me të në pushtet kufiri me Serbinë do të mbyllej i tëri.

© Panorama.al

Te lidhura