Murinjo nuk foli në konferencën e djeshme për shtyp, por udhëzimet për skuadrën e tij sot në “Kamp Nou” janë më se të qarta: I gjithë Reali në sulm. Trajneri portugez ka vendosur të luajë me një formacion ofensivë, duke qenë se nuk ka më ccfarë të humbasë, pasi për të prekur finalen e “Wembley”-t i duhet të mund 3-0 Barcelonën. Në sulm do të luaj i vetëm Benzema, i cili do të mbështetet nga trioja Ronaldo, Di Maria dhe Ozil. Mungesa e Pepes në mesfushë, për shkak të pezullimit pritet të zëvendësohet nga Las Diarra, që së bashku me Ksabi Alonson do të përpiqen të shkatërrojnë sulmet e katalanasve. Ky i fundit do zëvendësojë Khedirën e dëmtuar.











