
Pas reagimit të shumë shqiptarëve, kreu i grupit të djathtë të PPE, Joseph Daul ka kërkuar ndjesë lidhur me deklaratat e tij në adresë së liderit të opozitës, Edi Rama.
Në profilin e tij në Facebook, pas marrjes së shumë reagimeve nga qytetarët shqiptarë, Daul ka shkruar “I never supported criminal actions, and I never will. What I defend is the european integration of Albania and the democratic principles, wherever. (Nuk kam mbeshtetur dhe nuk mbeshtes kurre aksionet kriminale. Ajo qe une mbroj eshte integrimi europian i Shqipërise dhe i principeve demokratike), ka shkruar Daul në përgjigje të komenteve të shumta mbërrtur në faqen e tij.
Ndërsa komentet në adresë të tij kanë vazhduar, Daul i është dashur të sqarojë edhe njëherë në këtë mënyrë, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që janë prekur nga deklaratat e tij.
Në Facebook, Daul shkruan “Again, I do not support any criminal. So if what I said insulted anybody, I sincerely apologise. (Edhe njeherë, une nuk mbështes asnje kriminel. Nese kam fyer njeri, une sinqerisht kerkoj falje)
Vetëm dy ditë më parë, Daul në konferencën e 20-të të partive të djathta, pas fjalës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha raportohet të ketë thënë “Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.
© Panorama.al











