BEOGRAD- Ratko Mlladiç ka punuar si punëtorë krahu në një zonë të quajtur Zrenjanin, rreth 10 km nga fshati Lazarov ku jetonte, duke fituar pak më shumë se 13 euro në ditë. Punonjësit e njihnin me emrin, Milorad Komadiç. Ka punuar rreth 3-4 ditë me në në ndërtim, ndërsa erdhi dhe kërkoi punë si punëtor dite”- i tha një punëtor të përditshmes Blic.
Në fillim nuk e kishim vënë re, por më vonë, të gjithë thoshim sa shumë i ngjan Ratko Mlladiç.
Në vijim të kësaj, një student 20- vjeçar, I mbetur anonym, ka thënë për Blic, se ai kishte punuar me Mlladiç në vitin 2010 në një zonë industrial në Zrenjanin.
“Mlladic kishte një sjellje të matur, fliste pak dhe refuzonte t’i përgjigjej pyetje që i bëheshin”- tha studenti.
“Nuk kishte problem me shëndetin, ai ka punuar aso kohe zakonisht me një fadromë. Gjithkush e kishte vënë re, ngjashmërinë e fortë të Komadic, me Ratko Mlladic. Sot që shoh foton, më duke e tmerrshme se si ka mundësi që brenda një viti, ai të jetë plakur aq shumë.”
© Panorama.al











