Rasmusen: Dalim nga Afganistani më 2014

Jan 31, 2012 | 10:13

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca ushtarake i mbetet besnike planit që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane në fund të vitit 2014.

Megjithatë, ai pranoi se faza finale e tranzicionit, që përfshin provincat dhe distriktet- do të fillojë në mesin e vitit 2013.

Komentet e tij vijnë pas atyre të presidentit francez Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do ta përshpejtonte daljen dhe kërkoi nga NATO që të mbarojë misionin luftarak në vitin 2013.

Që kur filloi faza e tranzicionit një vit më parë, një numër qytetesh dhe zonash afgane kanë marrë përsipër sigurinë nga forcat ndërkombëtare.

© Panorama.al

Te lidhura