Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore ka zhvilluar seminare me gazetarë nga disa qytete të Shqipërisë për mënyrën se si raportohet gjatë një procesi zgjedhor.
Sipas OSBE-së, projekti kishte se qëllim për të rritur më tej cilësinë e raportimeve të medias, veçanërisht të medias lokale, gjatë fushatës zgjedhore, ditës së zgjedhjeve dhe më tej.
Në trajnim janë përfshirë gazetarë nga Shkodra, Fieri, Gjirokastra dhe Korça, ku gazetarët u njohën më mirë me raportimin gjatë procesit zgjedhor, funksionimin e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve dhe se si të marrin informacion lidhur me zgjedhjet.
Trajnimi u zhvillua nga ekspertët Rastislav Kuzel and Ivan Godarsky, të cilët punojnë për MEMO 98, një organizatë jo-qeveritare sllovake me përvojë të gjerë në monitorimin dhe studimin e medias.
© Panorama.al











