Raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 11 Majit, ambasadori: Duhet të kufizohet përdorimi i mjeteve administrative nga kandidatët në pozicion!

Dec 5, 2025 | 21:47

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, komentoi sot raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”. Diplomati theksoi se rekomandimet e ODIHR duhet të shërbejnë si bazë për përmirësim të kuadrit ligjor, sidomos në lidhje me përdorimin e mjeteve administrative gjatë fushatës zgjedhore nga kandidatët që mbajnë funksione publike.

“Shpresoj që tani, me rekomandimet e ODIHR, disa masa duhet të merren për të rregulluar legjislacionin, si duhet të kufizohet përdorimi i mjeteve administrative publike nga ata kandidatë që janë tashmë në pozicion”, u shpreh ambasadori Tarran.

Ai theksoi se raporti nuk ka për qëllim të ndërhyjë në debatin politik të brendshëm, por të evidentojë problemet dhe të ofrojë zgjidhje të mundshme.

“Raporti nuk është bërë për të hyrë në debatin politik të brendshëm; si e përdorin aktorët këtu është problemi i tyre. Ne si organizatë bëjmë një raport për të treguar çfarë problemesh kemi identifikuar dhe çfarë zgjedhjesh mund të implementohen,” tha Tarran.

Ambasadori theksoi se raporti i ODIHR  nis duke konstatuar se zgjedhjet janë organizuar në mënyrë profesionale, duke respektuar pluralizmin politik. Por, sipas tij, mbeten ende probleme që kërkojnë rregullim.

Ai tha se shpreson që të merren masat e duhura pas rekomandimeve të ODIHR, siç është problemi i përdorimit të mjeteve administrative nga kandidatët që kanë pozicione gjatë fushatës.

“Shpresoj që tani me rekomandimet e ODIHR disa masa duhet të merren për të rregulluar si për shembull legjislacionin si duhet të kufizohet përdorja administrative publike nga ata kandidatë që janë tashmë në pozicion”, u shpreh ambasadori.

Ndër çështjet kryesore, ai renditi avantazhin e kandidatëve që mbajnë poste publike, një fenomen i njohur edhe në vende të tjera.

“Kudo kur një kandidat është, për shembull, kryetar bashkie, ai ka një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë. Por rregullat duhet të implementohen,” tha Tarran.

Duke folur për situatën aktuale, ambasadori vlerësoi krijimin e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore si një hap pozitiv.

“Ka punë për të bërë, por mendoj se hapi i parë është bërë,” u shpreh ai, duke theksuar se mungesa e legjislacionit për përdorimin e mjeteve administrative mbetet një prej pikave që kërkojnë adresim të menjëhershëm.

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran: Raporti nuk është bërë për të hyrë më debatin politik të brendshëm, si e përdorin aktorët këtu është rregulli i lojës, është problem i tyre. Ne si organizatë një lloj raporti e bëjmë për të ndihmuar për të treguar çfarë probleme kemi identifikuar dhe çfarë zgjedhjesh mund të implementohen për të rregulluar këtë problem, ne nuk duam të hyjmë në debatin politik të brendshëm.

Raporti fillon duke thënë që zgjedhjet janë organizuar në mënyrë shumë profesionale, duke respektuar pluralitetin e skenës polikë. Por ka akoma problem siç është avantazhi për shembull i atyre kandidatëve që tashmë janë në pozicion. Kudo kur një kandidat është psh kryeytar i bashkisë ka një avantazh me ata kandidatë që vijnë, por duhet të implementohen rregullat.

Shpresoj që tani me rekomandimet e ODIHR disa masa duhet të merren për të rregulluar si për shembull legjislacionin si duhet të kufizohet përdorja administrative publike nga ata kandidatë që janë tashmë në pozicion.

Ka punë për të bërë, por unë mendoj se hapi i parë është bërë, krijimi i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

ODIHR e shkruan mirë, kanë qenë zgjedhje të organizuara mirë në mënyrë profesionale kur përfaqësuesit e partive të ndryshme kanë pasur mundësi për të marrë pjesë, por ka disa probleme siç është ajo që është mungesa e legjislacionit për përdorimin e mjeteve administrative nga kandidatët që janë tashmë në pozicion.

© Panorama.al

Te lidhura