Rapid mohon: S’ka ofertë për Salihin

Jan 14, 2012 | 12:33

Në momentin kur mediat skoceze vazhdojnë të shkruajnë për një tratativë mes Sëlltikut dhe Rapidit të Vjenës është drejtori sportiv i këtij klubi që mohon gjithçka: “Nuk ka asnjë telefonatë mes nesh dhe Sëlltikut dhe jo më të flitet për oferta. Kam lexuar shumë në mediat gjatë këtyre ditëve, por ju siguroj që nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo nuk vlen vetëm për Salihin, por edhe për Kristofer Drazan, për të cilin nuk kemi marrë asnjë sinjal nga Bazeli apo Mynshegladbahu”, ka pohuar Stefan Ebner. Salihit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ai nuk ka pranuar që ta rinovojë, ndaj drejtuesit e Rapidit duan ta shesin me patjetër.

© Panorama.al

Te lidhura