Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimit me qytetarët e Korçës lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij gjatë 12 viteve të qeverisjes.

“Vetëm me djegësin e Tiranës, 130 milionë euro janë zhdukur,” u shpreh Berisha, ndersa përmendi edhe projektin për termocentralin e Maliqit dhe tha se “Edi Rama ka turp ka Nikua”, duke iu referuar deputetit Niko Peleshi.
Berisha theksoi se në 12 vite, shqiptarët janë varfëruar dhe fuqia blerëse e pensionistëve ka rënë ndjeshëm. “Sot një pensionist për të blerë atë që blinte në 2013, duhet të ketë një pension 319 mijë lekë. Rroga minimale duhet të ishte dyfishi i asaj që është,” tha ai.
Berisha solli në vëmendje edhe projekte infrastrukturore, ku tha se në Rrugën Korçë-Ersekë, 18 km e para u ndërtuan me 800 mijë euro/km. 17 km e tjera, me 5 milionë euro/km.
“Vidh e vidh, nuk kanë të ndalur. Rruga Qafë Plloçë-Qukës ka 15 vite që nuk përfundon, nga 74 milionë euro është rritur në 250 milionë euro,” akuzoi Berisha.
Berisha: Vetëm me djegësin e Tiranës, 130 milion euro ka zhdukur. Po ky Nikua juaj me arë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp ka Nikua, e merr në Kolonjë dhe thotë që Kolonja bëri Korçën. Hajdutët janë hajdutë kudo që të jenë. 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët, pse u varfëruan? Rrogat dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjetër. Ne kemi pasuri shumë më të madhe se rajoni.
12 vite çmimet u dyfishuan, pensionet njësoj, sot për një qytetar korçar në pension për të blerë ato që blinte në 2013, te kishte një pension 319 mijë leke. Rroga minimale duhet te ishte dyfishi i saj që është. Dyfishoj roga e larta, dhe të ulëtat i la për njerëzit që të numërojnë kafshatën. Do u kthejmë paratë ju. Vrapi ynë nuk ndalen, deri sa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit. Ky është zotimi ynë pata jush, vendimi ynë. Korça ka biznesmen të aftë, të zgjuar dhe u premtojnë që barra fiskale do të përgjysmohet, tatimi do të zbres në 10%, TVSH do zbres në 15%.
Në 12 vite nuk thotë dot çfarë ka bërë, se i ka zhytur në vjedhje dhe plaçkitje. Ja ku është rruga Korçë-Ersekë, 18 km e para janë ndërtuar më 800 mijë euro/km. 17 km e dyta janë ndërtuar me 5 milion euro/km. Vidh e vidh nuk kanë të ndalur. Rruga Qafë Plloçë-Qukës, ka 15 vite nuk ka përfunduar. Rruga nga 74 milion euro që ishte e prokuruar, ka shkuar në 250 milion euro, e vjedhin e nuk ndalen. Vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve është kushti për Korçën madhështore.
© Panorama.al











