TIRANE- “Fitorja në Tiranë është e qartë.” Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në prononcimin e tij të parë pas mbylljes së procesit zgjedhor. Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të mira në ekranin e televizorit, por më të shëmtuarat dhe më të papranueshme për liritë, të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve të zakonshëm të këtj vendi, pasi sipas Ramës, ka pasur presione dhe trysni mbi qytetarët.
“Beteja janë vazhdon, është e gjatë, populli ka folur qartë, ne kemi detyrimin që në çdo cep të Shqipërisë të nxjerrim nga kutitë shprehjen e vullnetit pa lejuar që rrugës ajo të cënohet, të deformohet”-tha ai.
Rama theksoi rastin e votimit të të burgosurve ne Tirane, si një rast i cili mjafton për të dhënë një pamje të faktit se jo vetëm që ky proces ishte një turp , por ku kundërshtarët u treguan edhe të papërgjegjshëm.
Sipas tij, “të gjitha këto probleme nuk e cënojnë por e bëjnë më të çmuar fitoren tonë. Dëshiroj t’i garantoj që të gjithë, se jemi në këmbë për të mbrojtur çdo votë, duke e numëruar ashtu siç e ka hedhur qytetari”- tha ai
Rama u bëri thirrje forcave të policisë dhe administratorëve të zgjedhjeve që të garantojnë procesin e gurmbullimit dhe numërimit.
© Panorama.al











