TIRANË- Apel për pjesëmarrje në zgjedhje dhe vote per Tiranen dhe Shqiperine e neserme. Ky ka qene mesazhi i kreut aktual te bashkisë së Tiranës, në garë për mandatin e katërt, Edi Rama.
Pas votimit ne qendren elektorale në shkollën “Pjetër Budi” në Tiranë, shoqëruar djali Gregor, bashkëshortja Linda, vajza e saj, nena Aneta dhe vellai, Rama ka kërkuar nga kryeqytetasit të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Sipas tij të mos votosh sot do të thotë të thellosh varfërinë. “Asnjë familje e zakonshme që do punë nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë polic, mësues e rrogëtar i shtetit duhet të votojë pa ngurrim”- tha Rama, duke shtuar se presionet i ka marrë era, votën e kane qytetaret ne dore dhe fshehtësia është e plotë.
“Mos u mërzisni nëse ka radhë në qendrën tuaj, gëzohuni sepse kjo do të thotë që votat janë shumë. Votoni për tiranën që doni, për jetën që meritoni, vota e ka bërë Tiranën që kemi sot, vota do e bëjë Shqiëprinë që duam nesër. Asnjë kryeqytetas nuk duhet të rrijë pa votuar, Tirana ka nevojë për votën e cdo banori dhe Shqipëria ka nevojë për shembullin e jashtëzakonshëm të Tiranës”- tha Rama.
© Panorama.al











