Rama: Vendi u gdhi me noter partiak si President

Jun 12, 2012 | 11:52
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Mesazhin më të gabuar dhënë Evropës e ka quajtur kreu i opozitës, Edi Rama mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, që për të nuk është tjetër vecse një noter partiak.

“Ne bëmë gjithçka mundëm me javë të tëra që t’i jepnim vendin një shtytje të fortë në rrugën ende të përpjetë të bashkimit me Evropën, u investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik që do t’i jepte vendit, jo thjesht një president të palëve, por shans real për statusin e BE në vigjiljen e 100 vjetorit të pavarësisë. Sot vendi u gdhi me një noter partiak në rolin e presidentit duke i dhënë BE mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel, dje u humb një mundësi e madhe. Politika e verbër e dasisë dhe kacafytjeve u imponua mbi politikën e dialogut të cështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve”- tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura