TIRANË- Niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri, publikuar në raportin më të fundit të Transparency International Albania, që na rendit në vendin e 95-të ka sjellë reagimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Edi Rama.
Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Rama shpreh shqetësim për renditjen e publikuar, duke e cilësuar Shqipërinë, referuar raportit si vendi më i korruptuar i Evropës.
“Shqiperia pikiate ne renditjen e Transparency International. Vendi me i korruptuar i Europes. Emergjence per nje Rilindje Shqiptare!”- shkruan Rama në Twitter.
Reagimi vjen fill pas publikimit te raportit te TIA per shkallen e korupsionit, ne te cilen Shqiperia renditet 8 vende me poshte se nje vit me pare.
© Panorama.al











