Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: Festë e veçantë edhe për shqiptarët

Jul 4, 2026 | 8:08

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

edi rama shba

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi 4 Korrikun si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke theksuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë 🌎”, shkruan Rama në postimin e tij.

edi rama urim shba

© Panorama.al

Te lidhura